Juventusi synon një talent në Holandë
BKT
Sport

Juventusi synon një talent në Holandë

"Dua një sulmues që të dijë të shënojë gola”, kjo është një prej kërkesave të Andrea Pirlo për drejtuesit e Juventusit. 

Fabio Paraticci është vënë menjëherë në lëvizje dhe veç një emri “big”, mendohet edhe për të ardhmen.

Sytë janë hedhur nga Donyell Malen, sulmuesi 21-vjeçar i PSV. I riu është pjesë e kombëtares së Holandës dhe ka spikatur me 11 gola të shënuar në 14 ndeshje.

Një mesatare e mirë, por nuk duhet harruar se ku i ka shënuar. Gjithsesi talenti nuk i mungon dhe cikli i ri i Juventusit mund të nisë pikërisht me elementë të tillë. Gazzetta dello Sport raporton se bardhezinjtë janë gati ta blejnë Malen, të cilin e kërkojnë disa klube të mëdha në Europë.