10:02 / 20.08.2020
Sonte Tre Penne - Gjilani, drejtpërdrejt në RTK
Gjilani sonte shkruan historinë e klubit. Nënkampionët luajnë ndeshjen e parë ndërkombëtare në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.
Ekipi i Gentjan Mezanit do të përballet me modestët e Tre Pennes në San Marino.
Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e atjeshëm kombëtar dhe do të fillojë prej orës 21:00.
Gjilanasit kanë udhëtuar me dy mungesa, Keita dhe Plaku.
Ndërkohë, sot skuadra do të marrë edhe rezultatet e testeve për Covid-19, me shpresën që s’do t’i ndodhë ajo që i ndodhi Dritës dhe Prishtinës. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht nga Radio Televizioni i Kosovës.
Gjilani është favorit absolut për këtë ndeshje, marrë parasysh që ka dukshëm futbollistë më kualitativ në ekip.























