16:51 / 20.08.2020
Ky gjyqtar do ta drejtojë ndeshjen Tirana – Crvena Zvezda
Tirana pret në stadiumin “Air Albania”, serbët e Crvena Zvezdas, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampioneve, e cila do të luhet më 25 gusht duke filluar nga ora 20:00.
Është mësuar edhe gjyqtari që do të vendosë drejtësi për këtë ndeshje. Do të jetë suedezi, Kaspar Sjoberg, ai që do të drejtojë ndeshjen në “Air Albania”.
34-vjeçari nisi si gjyqtar profesionist në vitin 2008, teksa që nga viti 2015 drejton në elitën e futbollit suedez.
Gjithashtu Sjoberg ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2019, ku ka drejtuar 9 ndeshje ndërkombëtare.























