Latifi për presidentin e shtetit: AAK nuk e ka hapur këtë temë
BKT
Lajme

Latifi për presidentin e shtetit: AAK nuk e ka hapur këtë temë

Ne nuk e kemi hapur këtë temë, por kur të vijë rasti ne do ta hapim.

Kështu deklaroi Ismail Latifi në emisionin Imazh, ku sqaroi se do ta diskutojmë kur të vie radha, por ne duhet të përgatitemi për të ardhmen.

"Meqë Kosova është në perballje me aktakuza nga Gjykata Speciale ne duhet të jemi gati që, në rast nevoje të jemi gati të debaotjmë hapur edhe për temën e presidentint, që ne, si AAK , jemi të gatshëm ta ofrojmë kandidatin tonë, i cili plotëson të gjitha kushtet", sqaroi ai.

I pyetur nëse kjo kandidaturë ka tëbëjë me jetëgjatësinë e koalicionit Latifi sqaroi se Haradinaj ka kredibilitetin për të gjitha të arriturat e Kosovës, duke shtuar se AAK nuk ka plan të prishë koalicionin qeverisës.

Ttuje ai shtoi se në rast të arritjes së marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, duhet të inkuadrohet edhe PDK, në mënyrë që marrëveshja të jetë stabile.RTKLive


MË SHUME NGA Lajme