17:22 / 26.08.2020
Juventus vjen me një transferim nga Bundesliga
Juventus thuhet se ka arritur një marrëveshje me Schalken për Weston McKennie, i cili do të arrinte në huazim, me opsionin e blerjes së përhershme.
Një transferim surprizë është raportuar nga Sky Sport Italia, me Bianconerët që janë gati të mbyllin një marrëveshje prej 3 milionë euro për huazimin e McKennie, me opsionin për transferimin e tij për 18 milionë euro, në verën e ardhshme.
Mesfushori amerikan u transferua te Schalke në gusht të vitit 2016, dhe 21 vjeçari ishte promovuar në skuadrën e parë një vit më vonë.
Mesfushori qendror është paraqitur 19 herë për Kombëtaren e Amerikës.
Ndërsa, në fanellën e Schalke, ka regjistruar 91 paraqitje, pesë gola dhe shtatë asistime.























