Messi ikën edhe po u dorëhoq Bartomeu! S’ka kthim mbrapa
BKT
Sport

Messi ikën edhe po u dorëhoq Bartomeu! S’ka kthim mbrapa

“Një vendim i pakthyeshëm”. Kështu “Onda Cero” analizon vendimin e Lionel Messi për t’u larguar nga Barcelona.

Nuk ka mundësi të kthehet prapa, nuk flet për një mesazh për presidentin Bartomeu dhe dorëheqja e tij nuk do të ndalonte lamtumirën. Argjentinasi e ka ndarë mendjen dhe i ka komunikuar zgjedhjen edhe miqve të tij te Barcelona.

I ndjerë thellësisht i ofenduar nga fjalët e trajnerit Koeman, por edhe sidomos fakti që Bartomeu shkatërroi gjithçka dhe cikli i ri do të kërkojë kohë, vendosi kapakun dhe fjalën “mjaft”.

Ai nuk do të kthehet të veshë fanellën e Barcelonas dhe tani ka nisur të mendojë për largimin nga Spanja…