Suarez në bisedime me ekipin amerikan
BKT
Sport

Suarez në bisedime me ekipin amerikan

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez ka shumë mundësi që të transferohet në Amerikë, në ligën MLS.

Luis Suarez ka zhvilluar bisedime me Inter Miamin mbi një transferim të mundshëm, raporton The Independent.

Sulmuesit uruguaian i është thënë se ai nuk është më i nevojshëm në Barcelonë dhe megjithëse ai do të preferonte të qëndronte në Evropë, ai është i hapur për një transferim në Shtetet e Bashkuara.

Suarez aktualisht fiton 450,000 € në javë në Camp Nou.