17:53 / 26.08.2020
James afër kalimit në Premierë Ligë, e do gjiganti anglez
Mesfushori i Real Madrid-it, James Rodriguez është shumë afër që të transferohet te Everton-i.
Kolumbiani është kërkesë e trajnerit Carlo Ancelotti, i cili ka punuar më të edhe në Bayern Munich e Real Madrid.
Real-i për James kërkon rreth 25 – 30 milionë euro, vlerë të cilën klubi anglez është i hapur ta paguajë.
Dy skuadrat janë në negociata të avancuara, ndërsa pritet të arrihet marrëveshja së shpejti.
Të interesuar për James mbesin edhe disa skuadra nga Seria A.























