Korenica largohet nga Prishtina, pritet zyrtarizimi te Ballkani
BKT
Sport

Korenica largohet nga Prishtina, pritet zyrtarizimi te Ballkani

Edhe Meriton Korenica largohet nga Prishtina.

Mesfushori nga Rahoveci e ka dhënë lamtimirën përmes një shkrimi në Facebook.

“Pas dy viteve të mrekullueshme, fitoreve, gëzimeve, por edhe zhgënjimeve, me zemrën plot dashni – Prishtinës, shpisë tem të dytë, sot po i them lamtumirë.

Falënderoj klubin e FC Prishtinës për të gjitha, trajnerët Mirel Josa, Armend Dallku dhe Artan Luzi , Stafin dhe të gjithë bashkëlojtarët me të cilët ishim si familje.

Faleminderit tifozeria PLISAT dhe qytetarët e Prishtinës që më keni ofruar mbështetjen maksimale në çdo kohë, do të jem një prej jush gjithmonë!

Faleminderit!”, ka shkruar Korenica, përcjellë “Olle”.

Ai pritet rë zyrtarizohet së shpejti te Ballkani.