19:42 / 26.08.2020
Zyrtare: Henderson vazhdon ‘martesën’ me ‘Djajtë e Kuq’
Portieri Dean Henderson, i ka qëndrua besnik skuadrës së Manchester Unitedit, duke nënshkruar kontratë afatgjatë.
Henderson do jetë në “Old Trafford” deri në qershorin e vitit 2025, me mundësi rinovimi edhe për një vit.
Portieri edicionin e kaluar ishte huazim, derisa mbajti 13 herë portën e paprekur, kurse u nominua për çmimin e lojtarit më të mirë në moshën e re.
Henderson gjatë kësaj vere u kërkua edhe nga Chelsea, skuadër të cilën e refuzoi.
Mbetet të shihet në edicionin e ardhshëm nëse do jetë titullar, apo zëvendësuesi i David de Gea-s.























