“Kur rezultati ishte 24-8, mendova se Bryant ishte në palestër”
BKT
Sport

“Kur rezultati ishte 24-8, mendova se Bryant ishte në palestër”

LA Lakers e ka nderuar me fitore ditëlindjen e Kobe Bryant, kur mundën 135-115 rivalët e Portland.

Skuadra kaliforniane udhëheq 3-1 serinë e ndeshjeve çerekfinale ndaj Portland dhe i duhet një tjetër sukses për të avancuar më tej.

Gjithsesi, LeBron James, kujton një episod interesant të ndeshjes.

“Për një moment të ndeshjes ngrita kokën lart dhe pashë rezultatin. Ishte 24-8. Atëherë thashë me vete se Kobe është këtu me ne, në palestër”.

Numrat 8 dhe 24 janë numrat që ka mbajtur në fanellën e tij Kobe Bryant, gjatë 20  viteve karrierë në NBA, të gjitha me Lakers.

“Jam krenar për skuadrën dhe kjo fitore është për Kobe dhe vajzën e tij Gianna”, tha James, që realizoi 30 pikë.