21:42 / 26.08.2020
Ballkani prezanton Meriton Korenicën
Meriton Korenica është një tjetër lojtar i njohur kosovar që i është bashkuar Ballkanit.
Korenica, i cili pak orë më parë ndau rrugët me Prishtinën, tashmë është zyrtarizuar tek Ballkani i Ismet Munishit.
Klubi nga Theranda përmes një njoftimi ka prezantuar mesfushorin nga Rahoveci.
Ky është njoftimi i Ballkanit:
“Fantazisti Meriton Korenica , nga sot i bashkohet FC Ballkani-t
Tani e tutje fantazive të tijë me topin do ti gëzohen dhe duartrokasin fansat e klubit tonë.
Mirësevjen Korenica, kemi punë për të bërë.
Na priftë e mbara”.























