Mediat angleze: Rashica mund të qëndrojë te Werder Bremeni
BKT
Sport

Mediat angleze: Rashica mund të qëndrojë te Werder Bremeni

Mediat angleze kanë raportuar se futbollisti kosovar, Milot Rashica, mund të qëndrojë te skuadra e Werder Bremenit.

Sipas këtyre raportimeve tregohet se futbollisti mund të qëndrojë te skuadra gjermane të paktën deri në janar.

Futbollisti ishte pranë transferimit te Leipzig mirëpo të dyja skuadrat nuk arritën marrëveshje.

Po ashtu interesim për futbollistin kishte shprehur edhe Aston Villa mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete.