Raiola frenon optimizmin: Ibra ka rinovuar? “Fake News”!
Distanca midis ofertës së Milanit dhe kërkesës së Zlatan Ibrahimovicit është zvogëluar shumë dhe palët janë shumë pranë në qëndrime, por kurrsesi nuk është momenti për të thënë se gjithçka ka përfunduar me sukses.
Një “cicërimë” e Mino Raiolas (të paktën për momentin) ngadalëson optimizmin e Milanit:
“Ibrahimovic nuk ka rinovuar kontratën e tij me AC Milan. #FakeNews”.
Tymi i bardhë pritej nga ora në orë, por pa dyshim që palët ende duhet të punojmë për marrëveshjen.
Oferta e Milanit është rritur deri në atë pikë sa gjigantit suedez t’i ofrohen gjashtë milionë euro në vit, duke e bërë pjesën fikse më të konsiderueshme, por me kufizim të pjesës që do të përfitonte nga bonuset.
Kërkesa e Ibrës është kontratë dyvjeçare me shtatë milionë euro në sezon, plus përfitime të tjera për arritjet sportive.
Me rinovimin e Ibrës, pritej rikthimi i shpejtë i lojtarit në Itali, por kjo “cicërimë” e Raiolas rrezikon të vonojë më tej rifillimin e stërvitjes së 38-vjeçarit.























