Drita tenton “bombën” e afatit kalimtar, në bisedime me Valdet Ramën
Drita ka shfrytëzuar pushimin mes eliminimit nga Liga e Kampionëve nga ndeshjes së radhës në Ligën e Evropës, për të punuar intensivisht në afatin kalimtar.
Bardhekaltërit sot kanë zyrtarizuar transferimin e Festim Alidemës, ashtu siç kishte paralajmëruar mbrëmë gazeta.
Mirëpo, Drita nuk është ngopur me kaq dhe është në kërkim të një goditje tjetër për fazën e sulmit.
Gazeta Olle kupton përmes burimeve që gjilanasit janë në negociata me ish-lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, Valdet Ramën.
Drita i ka përgatitur një ofertë të majme Ramës dhe palët janë aktualisht në fazën e negociatave.
Futbollisti është tunduar nga oferta e Dritës dhe po e shqyrton seriozisht kalimin në futbollin kosovar.
Fundi i kësaj jave mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Ramës, i cili aktualisht është nën pronësi të klubit gjerman, SV Meppen.























