Vedat Muriqi do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Lazio gjatë së hënës
BKT
Sport

Vedat Muriqi do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Lazio gjatë së hënës

Vedat Muriqi do të jetë lojtar i skuadrës së Lazios.

Lazio kanë arritur marrëveshje personale me Vedat Muriqin tash e disa ditë, por zyrtarizimi vazhdon të mungojë.

Sipas raportimeve të fundit nga Gianluca Di Marzio, Vedat Muriqi dhe Lazio kanë caktuar testet mjekësore për ditën e hënë.

Lojtari prite të transferohet te skuadra e Lazio për 18-20 milionë euro.

Kosovari nuk ishte në ndeshjen e Fenerbahce të luajtur këtë javë, duke vërtetuar edhe një herë se transferimi te Lazio është vetëm çështje kohe.