​Solskjaer zbulon se kush do të jetë kapiten i Manchester Unitedit
BKT
Sport

​Solskjaer zbulon se kush do të jetë kapiten i Manchester Unitedit

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur rreth asaj se kush do të jetë kapiten i “Djajve të Kuq” në edicionin e ri garues.

Spekulime të shumta u ngritën kohëve të fundit duke pretenduar se Harry Maguire do të privohet nga shiriti I kapitenit pas skandalit që pati me jetën e tij private, por duket se tekniku ka vendosur që t’ia fal atij.

“Jo nuk kam ndonjë arsye që ta ndryshojë kapitenin e skuadrës sime. Është e vërtetë që Harry nuk e pati një verë të lehtë dhe nuk ka pushuar shumë, por ai është një top-lojtar.”, tha Solskjaer për MUTV.

“Ai është po ashtu shumë human dhe ne vetëm shpresojmë që ta shohim në më të mirën e tij për sezonin e ri. “, shtoi ai.

Tutje, Solskjaer konfirmoi se mesfushori Paul Pogba ka munguar në stërvitjet e fundit.

“Paul ka humbur stërvitjet e fundit për shkak të virusit. Gjithsesi ai po punon fuqishëm për tu rikthyer sa më shpejtë.”/KP/