14:37 / 15.09.2020
Kumbulla – Roma, detaje të reja nga Di Marzio
Marash Kumbulla është gjithnjë e më afër transferimit te Roma.
Marash Kumbulla është në prag të transferimit te Roma.
Mbrojtësi shqiptar i Veronës mund të kompletojë kalimin te rivali nga Serie A së shpejti.
Gianluca di Marzio nga Sky Sport ka njoftuar se Roma tashmë ka arritur marrëveshje me Veronën për blerjen e reprezentuesit shqiptar, transmeton lajmi.net.
“Marrëveshja është arritur në detaje mes Romës dhe Veronës. Tani po punohet për marrëveshjen në lidhje me pagën e futbollistit”, shkroi Di Marzio në Twitter.























