Fazlija: Pjesa e parë tregoi sa bukur luan Kosova
Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës në futboll, në konkurrencën e femrave, Aferdita Fazlija, është shprehur shumë e lumtur me paraqitjen dhe fitoren e skuadrës sonë kundër Estonisë, raporton RTKLive.com.
‘Dardanet’ sonte në ‘Fadil Vokrri’ mundën Estoninën, me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2021.
“Realisht pjesa e parë ndoshta është fytyra e Kosovës sesa futboll të bukur luajmë. Kemi qenë të vetëdijshëm se përgatitja fizike është pika jonë e dobët, jemi mundur të punojmë në këtë drejtim”, tha ajo.
“Unë mendoj se ishte një fitore shumë e mirë. Jemi mundur ta përgatisemi lojën sa më mirë. U munduam të shënojmë në pjesën e parë në mënyrë që të ruajmë rezultatin në pjesën e dytë”, theksoi Fazlija.
Pas kësaj fitore, Kosova ka nëntë pikë dhe renditet e katërta në Grupin A, aq sa ka edhe Rusia në vendin e tretë, kurse grupin e kryeson Holanda më 21 pikë të tubuara. /RTKLive/























