Chiellini zbulon fiksimin e Juventusit
BKT
Sport

Chiellini zbulon fiksimin e Juventusit

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur në lidhje me pretendimet për sezonin e ri.

Ai bën me dije se objektivi madhor i bardhezinjëve është fitimi i Champions Leagues.

Shtatlarti foli dhe për largimin e tij nga futbolli, duke ditur vitet që ka në supe.

“Fitorja e Champions Leagues është një ëndërr, një objektiv le ta quajmë që ne e kërkojmë. Është diçka që Juventusit i mungon që nga viti 1996”.

“Tërheqja nga futbolli? E mendoj pothuajse në çdo moment. Është diçka që do më ndryshoj jetën, por nuk më frikëson aspak. Nuk i vë limite vetes”.

“Vij nga një dëmtim dhe tashmë ndihem shumë mirë. Po e shijoj shumë rikthimin në fushë dhe më pas do të marr një vendim për të ardhmen me qetësi”, tha Chiellini.