Pirlo e fiton “trofeun” e parë te Juventusi

Pirlo e fiton “trofeun” e parë te Juventusi

Andrea Pirlo po përgatitet të debutojë në rolin e trajnerit të Juventusit. Fillimi i kampionatit është afër dhe, në pritje të debutimit të tij në bankinën bardhezi, në ndeshjet zyrtare, ish-mesfushori ka arritur një “fitore” të parë.

Sipas një sondazhi të kryer nga portali i takimeve (njohjeve) “Joyclub”, në fakt, ai u votua si trajneri më seksi i Serie A.

Pirlo përfundoi i pari në këtë renditje speciale, duke mbledhur 23% të preferencave.

Në podium ka vend edhe për Eusebio Di Francesco të Cagliarit (i dyti, me 15% të votave) dhe Filippo Inzaghi i Beneventos (i treti, me 14% të votave).

Jashtë podiumit, gjithsesi, mbeti Gennaro Gattuso, në vendin e katërt, me 10.17% të votave, i ndjekur nga Paulo Fonseca i pesti dhe Antonio Conte i gjashti, me nga 6.36% të votave.