Shënohet suksesshëm “Dita e Pastrimit të Botës 2020”

Shënohet suksesshëm “Dita e Pastrimit të Botës 2020”

Let’s Do It Kosova shënon suksesshëm “Ditën e Pastrimit të Botës 2020” krahas më shumë se 170 vendeve të globit .

Në Kosovë, aktivitetet qëndrore u zhvilluan në kryeqytet duke filluar nga ora 11:00. Aktiviteti i parë qëndror u zhvillua në afërsi të stadiumit të futbollit “Fadil Vokrri” (lokacioni te parkingu i autobusave), prej ku u largua një sasi e konsiderueshme e mbeturinave inerte dhe qindra thasë me mbeturinave të llojit të nndrysheëm. Pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishte edhe Zëvendës Ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, znj. Burbuqe Bakia Dema. 

Në të njëjtën kohë - në ora 11:00 kanë filluar aktivitetet edhe në komunat e tjera të vendit. Shumica e komunave kanë realizuar aksione për pastrimin e qyteteve të tyre.

Aktiviteti i dytë qëndror u realizua në Parkun e Qytetit ku u mblodhën shumë filtera të cigareve gjithandej hapësirave të parkut.

Ditës së Pastrimit të Botës në Kosovë u janë përgjigjur pozitivisht edhe disa nga ambasadat e huaja në vend të cilat kanë realizuar aksione të pastrimit para objekteve të tyre. E dhjetëra qytetarë morën pjesë në shënimin e kësaj Dite në mënyrë individuale. 

Let’s Do It falënderon Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, Kompanitë Rajonale të Pastrimit dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në realizimin e aktiviteteve për shënimin e “Ditës së Pastrimit të Botës” në Kosovë. Ne po ashtu, përgëzojmë të gjitha komunat për aktivitetet e realizuara në shënimin e kësaj Dite, dhe i inkurajojmë ato që të vazhdojnë, sikur sot edhe në ditët e tjera të vitit, me punë të mira për përmirësimin e gjendjes mjedisore në vend.