Feronikeli e nis furishëm, deklason Gjilanin

Feronikeli e nis furishëm, deklason Gjilanin

Feronikeli e ka nisur furishëm sezonin e ri në elitën e futbollit tonë.

Skuadra nga Drenasi e ka mundur bindshëm Gjilanin, me rezultat 4-0, të dielën në ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit, në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Afrim Tovërlanit, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në duel me gjilanasit.

Njeriu i ndeshjes për fitoren e ‘Niklit’ ishte Bedri Greca, i cili shënoi het-trik në në minutën e 14-të, 42-të dhe 54-të, kurse, golin e katërt e realizoi braziliani Sanos në minutën 90+5.

Skuadra nga Drenasi më lojën që tregoj do të jetë një skuadrat pretendente në garën për titull të kampionit.