Nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes, sa kur dashurojmë

Nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes, sa kur dashurojmë

Observerkult ua sjell disa thënie të Sigmund Freud:

Koha është ena që peshon më shumë kur është bosh.

Ëndrra është rrekja e përmbushjes së një dëshire.

Nuk vdesim sepse sëmuremi, por sëmuremi sepse, tekefundit, duhet të vdesim.

Nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes, sa kur dashurojmë.

Askush nuk mund të mbajë një sekret: nëse goja hesht, flasin gishtat.

Me shaka mund të thuhet çdo gjë, edhe e vërteta.

Paragjykimet nganjëherë rezultojnë mjaft të frytshme.

Nëse brenda një viti nuk ke ndryshuar, prek pulsin se mund të kesh vdekur.

Është e pamundur të njohësh njerëzit pa njohur më parë forcën e fjalës.

Një njeri që dyshon dashurinë ndaj vetes, mundet, madje duhet, të dyshojë çdo gjë.

ObserverKult