19:27 / 24.09.2020
Barca s’heq dorë nga Martinez, gati oferta e re
Barcelona do bëjë tentativën e fundit për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Pas muajsh negociata mes katalanasve dhe zikaltërve, momenti i së vërtetës ka ardhur. Barcelona ka qenë e qartë, që asnjë lojtar i ri nuk do vijë pa u larguar më parë lojtarët e padëshiruar.
Në ditët e fundit nga katalanasit janë larguar Semedo, Vidal dhe Suarez, dhe kjo lejon që Barcelona të përpiqet të firmosë me Lautaron.
Gjithashtu edhe me largimin e Artur Melos dhe Rakitiçit të ardhurat financiare janë rritur, dhe Barcelona mund të tentojë afrimin e Lautaro Martinezit.
Interi e vlerëson sulmuesin 100 milionë euro dhe sipas “Marca”, Barcelona do bëjë një tentativë të fundit për argjentinasin.























