Kazuyoshi Miura, futbollisti që luan në pesë dekada të ndryshme
BKT
Sport

Kazuyoshi Miura, futbollisti që luan në pesë dekada të ndryshme

Futbollisti japonez Kazuyoshi Miura, ka thyer rekord botëror pasi që është bërë futbollisti më i vjetër aktiv ne botën e futbollit.

Tani, japonezi i njohur me nofkën “Mbreti Kazu” në moshën 53 vjeçare, ishte titullar për ekipin e tij Yokohama Fc.

Miura në karrierën e tij, ka luajtur në pesë dekada të ndryshme, që nga vitet e 80-ta gjer më sot dhe është shprehur shumë i kënaqur me formën e tij fizike dhe ka theksuar që nuk ka menduar për pensionim në një të ardhme të afërt.