Milani s’ka qendërmbrojtës, ja zgjidhjet që po mendon Pioli
BKT
Sport

Milani s’ka qendërmbrojtës, ja zgjidhjet që po mendon Pioli

Simon Kjaer dhe Mateo Gabia janë qendërmbrojtësit e vetëm në dispozicion të Stefano Piolit për ndeshjet me Krotonen dhe Rio Aven.

Romangoli ka nisur stërvitjet në grup, por forma e tij nuk lejon optimizëm për ta parë në fushë titullar. Në këto kushte, trajneri po mendon për zgjidhje të tjera.

E para është tërheqja e Kesit në prapavijë, rol që e ka mbuluar edhe më parë në situata të caktuara. Vendin e tij në mesfushë mund ta marrë një mes Tonalit dhe Kruniçit.

Hipoteza e dytë, por edhe më pak e mundshme, është ajo e postimit të Kalabrias në qendër, por mungesa e Kontit do të krijonte një hendek në të djathtë, të cilin i riu Kalulu nuk mund ta mbulojë në këto momente.