16:40 / 02.10.2020
Sampdoria bën një tjetër blerje të rëndësishme
Pas Candrevas dhe Keita Balte, Sampdoria bën një tjetër goditje të rëndësishme në tregun e futbollistëve.
Drejtuesit kanë mbyllur akordin me mesfushorin Adrien Silva, i cili vjen me parametër zero nga Leicester City, klub me të cilin prishi kontratën 1-vjeçare që kishte mbetur mes palëve. 31-vjeçari zgjodhi pikërisht Sampdorian, pasi aty rigjen Claudio Ranierin, me të cilin impresionoi në radhët e Leicester City-t dhe pas testeve mjekësore do të firmosë kontratën 2-vjeçare me ekipin e ri.























