Emocionet e Kombëtares së Kosovës veç në RTK
BKT
Sport

Emocionet e Kombëtares së Kosovës veç në RTK

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), për disa ditë rresht do të sjellë emocionet të shumta nga sporti, veçmas ndeshjet e Ligës së Kombeve, raporton RTKLive.com.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma në Shkup luan ndeshjen më të madh në historinë e shtetit tonë, kundër Maqedonisë së Veriut, sfidë të cilën do të transmetojë RTK.

Por kësaj ndeshje të madh do t’i parapri emisioni “Dardanët” që nis në orën 20:10. Ndërkohë, tri ditë më vonë, “Dardanët” përballen me Slloveninë  në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve, derisa me 14 tetor, Kombëtarja jonë do të luajë në udhëtim tek Greqia, ndeshje këto që RTK do t’i sjell live për adhuruesit e shumtë të futbollit tonë.

Gjithsesi, së RTK do të sjellë edhe dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë me 11 tetor luajnë në udhëtim tek Kazakistani, kurse, tri ditë më vonë ballafaqohen me Lituaninë. /RTKLive/