“Më lojë të kujdesshme mund të mposhtët Maqedonia e Veriut”
Trajneri i futbollit, Arbnor Morina në emisionin “Dardanët” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë së sfida e Kosovës me Maqedoninë e Veriut, nuk do të jetë aspak e lehtë, veçmas sipas tij, pas mungesës së disa lojtarëve tek skuadra jonë, raporton RTKLive.com.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të përballen sonte në Shkup, në gjysmëfinalen e play-offit në Ligën e Kombeve.
Tekniku prishtinas është i bindur se djemtë që do të jenë në fushë do të japin më të mirën. Ai thotë se lojtarët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë do të kenë ngarkesë të madhe.
“Djemtë shqiptarë që luajnë për Maqedoninë e kanë ngarkesën e madh pasi luajnë për Maqedoni, por unë sonte besoj se ekipi më i mirë do të jetë Kosova. Nuk është Maqedonia edhe aq e fortë, por ne me një lojë të kujdesshme ne mund të marrim rezultatin që e duam”, tha Morina.
Ai ka shtuar së Florent Hadergjonaj sonte është më detyre speciale pasi do të zëvendësojë Rashicën.
Ndërkohë, edhe Jusuf Tortoshi një tjetër trajner i futbollit, mendon se Kombëtaren tonë, sonte e pret një ndeshje e vështirë, por ai shpreson së skuadra jonë do të ketë paraqitje të mirë në mënyrën që të bëjnë hapin e madh në garën për kualifikimin në Kampionatin Evropian. Tortoshi thotë së në këso ndeshje ngarkesa është e madh tek të gjithë lojtarët.
“Është e vërtetë është ndeshje historike. Ata janë e presin 30 vjet këtë ditë, ne katër vite, është një ngarkesë tek stafi dhe gjithë lojtarët për një ndeshje të tillë”, theksoi Tortoshi.
“Pamarre parasysh mungesave, duhet të analizojmë mirë kundërshtarin dhe të jemi të gatshëm. Një kohë të gjatë e kemi pritur këtë lojë. Sonte besoj shumë tek Zeneli, por edhe tek Celina”, pohoi Tortoshi.
Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës nis pas pak minutash dhe transmetohet në RTK1. /RTKLive/























