Musliu: Nuk ishte e lehtë të luajmë kundër tanëve
BKT
Sport

Musliu: Nuk ishte e lehtë të luajmë kundër tanëve

Mbrojtësi i Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Kosovën.

Ndeshja përfundoi 2-1 në favor të Maqedonisë së Veriut, ndërsa tani do të luajë kundër Gjeorgjisë për një vend në Europian.

Musliu tha se ndeshja ishte e vështirë, por shtoi se në fund ata janë lojtarë profesionistë dhe duhet të japin maksimumin.

“Pikësëpari jemi të lumtur që u kualifikuam. Qëllimi ishte të fitojmë këtë ndeshje dhe të jemi aty ku dëshironim. Prisnim të ishte ndeshje e vështirë dhe natyrisht me një ndeshje duhet të jepet maksimumi”, tha ai.

“Normalisht nuk është e lehtë të luajmë kundër tanëve, që të themi më drejt. Por mbi të gjitha ky është sporti dhe ne jemi lojtar profesional e dimë që jeta vazhdon edhe pas kësaj ndeshje”, shtoi Musliu.