Starton ndeshja Kosova U21-Austria U21
BKT
Sport

Starton ndeshja Kosova U21-Austria U21

Ka startuar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës U21 dhe Austrisë U21, raporton RTKLive.com.

“Dardanët” e rinj dhe skuadra austriake po luajnë në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2021.

Skuadrën tonë e pret një ndeshje e vështirë, sepse Austria konsiderohet favorite të paktën në letër.

Megjithatë, djemtë tonë, ka disa ditë që janë përgatitur për këtë ndeshje dhe shpresojnë në rezultat pozitiv. /RTKLive/