Veseli: PDK-ja i ka gjithmonë dyert e hapura për patriotë të rinj
BKT
Lajme

Veseli: PDK-ja i ka gjithmonë dyert e hapura për patriotë të rinj

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se partia e tij do mbetet gjithmonë e hapur për ata të rinj patriotë të ndershëm e profesionistë që duan të çojnë Kosovën përpara.

Veseli ka thënë ndër të tjerash se PDK-ja po e shfrytëzon për të vazhduar reformat e saj që synojnë ta kthejnë partinë tonë si fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare.

Ky është shkrimi i i tij i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës po i shërben qytetarēve e demokracisë në vend duke treguar një model proaktiv konstruktiv opozitar të ngjashëm me vendet perëndimore me demokraci të konsoliduar e krejt ndryshe nga menyra bllokuese e konfliktuale e sjelljes që kanë pasur të gjitha partitë e tjera kur kanë qenë në opozitë.

Qëndrimin në opozite, PDK-ja po e shfrytëzon për të vazhduar reformat e saj që synojnë ta kthejnë partinë tonë si fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare. Prandaj po rifreskon strukturat dhe zgjeron anëtarësinë me të rinj të talentuar sikurse janë këta që sapo kanë aderuar në degën e e Kamenicës.

Këtyre profesionistëve të rinj e të mirëkualifikuar në fusha të ndryshme i urova mirëseardhjen dhe i falenderova për besimin që po i japin PDK-së. Nderkaq dera jonë do mbetet gjithmonë e hapur për ata të rinj patriotë të ndershëm e profesionistë që duan të çojnë Kosovën përpara.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1724172754424590


MË SHUME NGA Lajme