21:42 / 09.10.2020
Rinovimi i Dybala, argjentinasi ka një kërkesë për Juven
Paolo Dybala do rinovimin me Juventusin. Argjentinasit i skadon kontrata në vitin 2022, ndaj do donte një zgjatje deri në vitin 2025.
Asgjë nuk do jetë e lehtë, pasi bomberi do kërkojë një rritje rroge. Juventinët kanë një potencial të mirë ekonomik, madje duke shtuar edhe disa plusvalenca me anë të shitjeve të bëra në merkato.
26 vjeçari është bardhezi që nga viti 2015, kur u afrua nga Palermo.























