Shans fantastik për Robin Krasniqin, nesër dueli për kampion bote
BKT
Sport

Shans fantastik për Robin Krasniqin, nesër dueli për kampion bote

Robin Krasniqi do të tentojë të shpallet kampion bote në boks ditën e nesërme.

33-vjeçari shqiptar i lindur në Junik, do të sfidojë Dominic Boesel në ” GETEC Arena” të Magdeburgut, duel që nis në orën 17:00 të ditës së shtunë.

Kjo finale zhvillohet për titullin kampion botë në kategorinë WBA. Dy boksierët janë peshuar ditën e sotme, duke bërë matjet zyrtare. Kjo është hera e tretë që Krasniqi duelon për titullin kampion bote.

Një sfidë shumë e rëndësishme për “luftëtarin” shqiptar, teksa kundërshtari i tij, kampion në fuqi në WBA dhe NBO, e ka për herë të parë mbrojtjen e titullit botëror.