Gjyqtari i Premierligës ndanë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Slloveni
BKT
Sport

Gjyqtari i Premierligës ndanë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Slloveni

Emocionet e Kombëtares së Kosovës rikthehen këtë të diel në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

‘Dardanët rikthehen të luajnë në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, ndeshjen e vlefshme të xhiros së tretë.

Do të jetë Sllovenia, kundërshtari i radhës i Kosovës.

Përballja me Slloveninë, do të jetë e para për Kosovën ndaj këtij kundërshtari të respektuar, transmeton lajmi.

UEFA drejtësinë në këtë takim ia ka besuar gjyqtarit të Premierligës, Andy Madley. 37 vjeçari anglez gjithashtu është një gjyqtar i FIFA-s.