Dajaku shënon për Bayern, mesazh FFK-së?
BKT
Sport

Dajaku shënon për Bayern, mesazh FFK-së?

Leon Dajaku ka shënuar gol me skuadrën e dytë të Bayern Munich.

Në një ndeshje kundër Uerdingen, lojtari me prejardhje kosovare, Leon Dajaku, ka shënuar gol.

Dajaku gjeti golin në minutën e 53’, për t’i dhënë epërsinë skuadrës bavareze.

Pasur parasysh se lojtari është mes dy zgjedhjeve për kombëtaren, duket sikur festimi i tij kishte një mesazh.

Dajaku festoi me ‘shqiponjë’, duke shtyrë të mendojmë se po dërgon sinjale te FFK për një ftesë të mundshme.

Leoni shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur në Gjermani dhe presidenti Agim Ademi më parë kishte thënë se janë në kontakte me të, raporton lajmi.

As lojtari vet nuk ka përjashtuar asnjëherë mundësinë që të zgjedh Kosovën.