14:46 / 11.10.2020
Robinho rikthehet te Santos për vetëm 230 euro në muaj!
Robinho, sulmuesi brazilian i cili pas disa muajsh do të mbushë 37-vjeç është transferuar për herë të 4-t te skuadra ku hodhi hapat e parë të karrierës së tij Santos.
Pas eksperiencave në Turqi me Sivasspor dhe Basaksehir me të cilët fitoi edhe titullin kampion, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Manchester City nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë dhe është kthyer te Santos për një eksperiencë të 4-t me klubin paulistë, por këtë herë jo për të fituar para por për të ndihmuar skuadrën me eksperiencën e tij.
Lojtari brazilian (100 ndeshje dhe 28 gola me kombëtaren) do të përfitojë një rrogë simbolike prej 230 eurosh në muaj! “Santos ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Dua të jap ndihmën time brenda dhe jashtë fushave” nënvizon Robinho.























