Kazakistan-Shqipëri/ Pjesa e parë e vakët, mbyllet pa gola!
BKT
Sport

Kazakistan-Shqipëri/ Pjesa e parë e vakët, mbyllet pa gola!

Është duke u luajtur në Almati, përballja mes Kazakistanit dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën C, Grupin 4, të Ligës së Kombeve.

Një ndeshje ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në “Air Albania”, muajin e kaluar.

Megjithatë, pjesa e parë ka qenë e vaktë dhe me pak kreativitet në lojën e kuqezinjve. Rastin e vetëm Shqipëria e ka krijuar në minutën e 8-të, kur pas një harkimi të Trashit nga goditja e këndit, futbollsitët kazak për pak sa nuk shënuan në portën e tyre, por për fatin tonë të keq topi përfundoi në tranversë.

Ndeshjen Kazakistan - Shqipëri mund ta shikoni në RTK 1.