Zhgënjen Shqipëria, s’fiton as ndaj Kazakistanit
BKT
Sport

Zhgënjen Shqipëria, s’fiton as ndaj Kazakistanit

Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyer edhe në përballje me Kazakistanin, raporton RTKLive.com.

Kuqezinjtë nuk kanë mundur të marrin më shumë së një barazim pa gola në udhëtim tek Kazakistani, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Ligës C, Grupin 4, të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë ka qenë e vaktë dhe me pak kreativitet në lojën e kuqezinjve. Rastin e vetëm Shqipëria e ka krijuar në minutën e 8-të, kur pas një harkimi të Trashit nga goditja e këndit, futbollistët kazak për pak sa nuk shënuan në portën e tyre, por për fatin tonë të keq topi përfundoi në tranversë.

Në fraksionin e dytë, të përzgjedhurit e Edi Rejes, bën lojë më të mirë, duke kërkuar golin e fitores, megjithatë, tentimet e skuadrës shqiptare nuk ishin të kota, pasi që asnjëherë nuk ia dolën ta çojnë topin në rrjetë.

Pas këtij barazimi, Shqipëria renditet e dyta në Grupin e katërt me katër pikë, aq sa ka edhe Kazakistani në vendin e parë. /RTKLive/