Milani merr lajmin e mirë para derbit me Interin
BKT
Sport

Milani merr lajmin e mirë para derbit me Interin

Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer në stërvitje pasi e përfundoi periudhën e karantinimit para dy ditësh.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, suedezi u rikthye sot në Milanello dhe ishte në stërvitjen e orës 10:30.

Më 17 tetor, Milani do të ballafaqohet me Interin në derbin e qytetit të modës dhe Ibrahimovic do të jetë i gatshëm për të luajtur.