17:27 / 11.10.2020
Gjimshiti: Lamë dy pikë me Kazakistanin, por nuk na mungoi “zjarri”
Berat Gjimshiti e thotë hapur: Shqipëria humbi dy pikë në një transfertë ku i kishte të gjitha mundësitë të merrte fitoren.
“E vlerësoj si dy pikë të humbura, sepse kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë, kemi patur shumë raste, nuk na kishte ndodhur. Kemi gabuar në shënimin e golit prandaj them se janë dy pikë të humbura.”
Mbrojtja jo në ndihmë të sulmit: Ishte taktika. Trajneri na tha që ata kanë dy sulmues, dy prej nesh do të mbulonim dy sulmuesit dhe një tjetër do të kontrollonte situatat. Nuk ishte e lehtë të shkoje përpara. Siç e kam parë ndeshjen, nuk besoj që mungoi zjarri, ka patur duele me dëmtime. Skuadrat ishin agresive, Na mungoi vetëm goli, sepse i patëm 5-6 raste.”























