Kosova-Sllovenia, ja formacionet zyrtare
BKT
Sport

Kosova-Sllovenia, ja formacionet zyrtare

Pak më shumë së një orë ka mbetur deri tek fillimi i ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Sllovenisë, raporton RTKLive.com.

“Dardanët” dhe sllovenët do të përballen në “Fadil Vokrri” në kuadër të Grupit C në Ligën e Kombeve.

Kosova në këtë duel kërkon këndelljen pas zhgënjimit me Maqedoninë e Veriut (2-1), ndeshje kjo e zhvilluar të enjten që e lamë pas.

Kosova në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, ka zhvilluar dy ndeshje, duke barazuar me Moldavinë (1-1), dhe duke pësuar disfate nga Greqia (1-2).

Kosova edhe në duel me Slloveninë hynë pa disa nga lojtarët kryesor, megjithatë, nga djemtë tonë që do të jenë në terren, pritet një angazhim i madh në mënyrë që të marrim rezultat pozitiv nga kjo sfidë, edhe pse përball Sllovenisë, nuk do të jetë aspak lehtë.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare:

Kosova: Muriç; Hadërgjonaj, Dresheviç, Aliti, Paqarada; Shala, Berisha; Zhegrova, Celina, Zeneli; Kololli

Sllovenia: Oblak; Stojanovic, Blazic, Mevlja, Balkovac; Bijol, Kurtic, Rep, Verbic; Vuckic, Lovric.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK1. /RTKLive/