19:50 / 11.10.2020
Interi do të ndahet me Pirellin, po vjen sponzori i ri
Interi raportohet se do të ndahet me sponzorin historik, Pirellin dhe sponzori i ri do të ofroj 30 milionë euro në sezon.
Sipas “Corriere dello Sport”, “Neroazzurrët” do ta kenë sponzorin e ri mbi fanella duke filluar nga edicioni garues 2021/22.
Thuhet se janë disa oferta në tavolinë dhe se presidenti Steven Zhang ka udhëtuar drejt Kinës për ta mbyllur këtë çështje. Gjithashtu bëhet e ditur se sponzori i ri do të jetë nga Kina.
Raportohet se edhe kompania e njohur “Samsung” ka shprehur interesim për bashkëpunim me Interin, por ende nuk dihet se kush do të jetë sponzori i ri kryesor i gjigantit italian.























