Izolohet Kosova U21, dalin plot raste pozitive
BKT
Sport

Izolohet Kosova U21, dalin plot raste pozitive

Disa lojtarë të Kosovës U21 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares, Rafet Prekazi.

Ai ka thënë se nuk dihet numri i saktë i lojtarëve që kane rezultuar pozitiv por mund të jetë mbi katër.

Trajneri dhe lojtarët aktualisht janë të izoluar duke e shmangur çdo kontakt të mundshëm.

Rafet Prekazi ka njoftuar se vetë është mirë me shëndet derisa po pret për të parë listën e lojtarëve që kanë dalë pozitiv me koronavirus.