Haaland ka statistika të pabesueshme në dy vitet e fundit
BKT
Sport

Haaland ka statistika të pabesueshme në dy vitet e fundit

Nga perspektiva e sotme, Erling Haaland duket se do të rritet në sulmuesin më të mirë në botë.

Emrat që kanë dominuar futbollin evropian ngadalë po hyjnë në fund të karrierës së tyre, dhe në të njëjtën kohë po lindin yje të rinj, koha e të cilave ende nuk ka ardhur.

Ylli i ri tashmë ka lindur. Bëhet fjalë për Haaland i cili nga viti 2018, duke llogaritur paraqitjet e klubit dhe ekipit kombëtar, ka statistika të pabesueshme.

Gjegjësisht, norvegjezi i ri arriti të shënojë 56 gola dhe të jap 12 asistime në 56 ndeshje në dy vitet e fundit.

Tre golat e fundit për Norvegjinë, Haaland i shënoi si het-trik kundër Rumanisë. Me klubet, ai shkëlqeu me RedBull Salzburg dhe tani me Dortmund. /Lajmi.net/