14:01 / 14.10.2020
Kaka: Ibra bën diferencën dhe rrit Milanin!
“Shikoj shumë ndeshje, por nëse luan Milani atëherë brohoras për ta. Nuk mund ta heq nga vetja lidhjen që kam me atë klub”.
Janë fjalë e Ricardo Kaka, fitues i “Topit të Artë” me Milanin, një nga lojtarët që është dashur më së shumti në Milano. Nga koha kur luante ai shumë gjëra kanë ndryshuar, por braziliani është optimist për të ardhmen e kuqezinjve.
“Ata kanë një miks me lojtarë lider dhe të rinj. Kur unë shkova te Milani isha i ri dhe gjeta atje një strukturë që më ndihmonte. Është e rëndësishme të vazhdohet kështu. Më duket se drejtuesit e kanë gjetur rrugën e duhur”, shprehet Kaka fillimisht.























