19:56 / 14.10.2020
Kosova sonte ka një kapiten të ri
Ka mbetur edhe rreth një orë deri tek fillimi i ndeshjes ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
Trajneri i Kosovës Bernard Challendes e ka ndryshuar skemën për ndeshjen e sotme duke kaluar te formacioni 3-5-2 pas mungesave të shumta të lojtarëve kryesor të ekipit.
Për më tepër, pas mungesës së Vedat Muriqit dhe Valon Berishës, Kosova sonte zbarkon në fushë edhe me një kapiten të ri.
Shiriti i kapitenit sonte i është besuar mesfushorit Herolind Shala.























