Newcastle “blindon” francezin, kontratë deri në vitin 2026
BKT
Sport

Newcastle “blindon” francezin, kontratë deri në vitin 2026

Allan Saint-Maximin është një nga surprizat dhe tashmë një titullar i padiskutueshëm te Newcastle.

23-vjeçari erdhi një vit më parë nga Nice dhe i mjaftoi një sezon për të shfaqur vlerat e tij në Premier League, çka tërhoqi menjëherë vëmendjen e klubeve të mëdha.

Drejtuesit e klubit anglez nuk e shikojnë sulmuesin larg Newcastle ndaj dhe e shpërblyen punën e mire të lojtarit me një kontratë të re dhe afatgjatë që e blindon në kuptimin e vërtetë.

Sulmuesi francez hodhi firmën për rinovimin e kontratës deri në vitin 2026, sigurisht me rritje page, duke konfirmuar se do të jetë një pike referimi në “St. James Park”.