15:48 / 15.10.2020
Musacchio drejt largimit nga Milani, në Spanjë i hapin dyert
Ky sezon me shumë mundësi do të jetë i fundit te Milani për Matteo Musacchion.
Hera e fundit që mbrojtësi argjentinas ka zbritur në fushë ishte më 22 shkurt të vitit të kaluar dhe që atëherë më së shumti nga problemet fizike ai nuk ka luajtur më me kuqezinjtë.
30-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe ndërkohë është Valencia që synon ta rikthejë në Spanjë, ndaj dhe drejtuesit mund të pranojnë ta lënë të lirë në merkaton e janarit, çka do të lehtësonte sadopak edhe bilancin e klubit.























